Zbardhet dëshmia e Sokol Sanxhaktarit i cili vrau me thikë Florian Lamçen, emër i njohur për blutë në Elbasan.

Ngjarja ndodhi pas një sherri në gjendje të dehur dhe përfundoi tragjikisht.

Ndërkohë, në dëshminë e tij Sanxhaktari u shpreh se nuk e mban mend pse e ka qëlluar Lamçen pasi ka qenë shumë i pirë.

Sokol Sanxhaktari: Nuk më kujtohet se çfarë ka ndodhur. Nuk e mbaj mend se përse e kam qëlluar Florian Lamçen. Florin e kam shok. U takuam pasdite dhe kemi qenë në disa lokale. Ne darkë u ulëm me Ardianon dhe me Florianin te lokal Piazza dhe kemi pirë shumë pije të ndryshme. Nuk e kujtoj as si nisi debati dhe as pse me qëlloi dhe e qëllova. Jam i shokuar.

Viktima Florian Lamçe, i njohur edhe me nofkën “Flor Qorri”, ka qenë i dënuar me 3 vite burg për pengim  të drejtësisë dhe i hetuar për dy plagosje.

Sanxhaktari u vu në pranga bashkë me Adriano Hajdarin dhe akuzohen për vrasje me dashje.

Lexo edhe: 23-vjeçari që u vra me thikë në Elbasan, mik i Emiljano Ramazanit që u ekzekutua 10 ditë parë

Elbasan: Vrasja e 30-vjeçarit pas sherrit e të dehur, 2 të arrestuar