Dy persona janë arrestuar si autorë të dyshuar për vrasjen e ndodhur në orët orët e para të mëngjesit të sotëm në Elbasan në lagjen “Luigj Gurakuqi” ku humbi jetën  Florian Lamçe, emër i njohur për policinë.

Autoritetet arrestuan Adriano Hajdari, 42 vjeç,  Sokol Sanxhaktari, 34 vjeç banues në Elbasan.

Ngjarja e rëndë ndodhi rreth orës 4:00 e mëngjesit

Shtetasit Adriano Hajdari ., 42 vjeç, Sokol Sanxhaktari, 34 vjeç dhe Florian Lamçe, 30 vjeç, “në gjendje të dehur ishin kofliktuar me njëri-tjetrin me sende të forta, për motive të dobëta dhe si pasojë e plagëve të marra shtetasi Floriani, ndërroi jetë në spital, kanë shkuar menjëherë në vendngjarje” informon policia e Elbasanit.

Viktima, Florian Lamçe, i njohur edhe me nofkën “Flor Qorri”, ka qenë i dënuar me 3 vite burg për pengim  të drejtësisë dhe i hetuar për dy plagosje.

Ai është vëllai i Olti Lamçes, i dënuar me 24 vite burg për vrasjen e Almir Canit, pronar i një diskoje, ngjarje e vitit 2012.

Edhe dy personat e arrestuar janë personave të njohur në Elbasan.

Sokol Sanxhaktari, është dhëndri i ish-kryebashkiakut Qazim Sejdini.

Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për veprën penale “Vrasja me dashje” e kryer në bashkëpunim.