Dy vrasje u shënuan brenda pak orësh mbrëmjen e 29 korrikut 2020 në Elbasan.

Vrasja e pare Regis Runaj, i konsideruar mik i Emiljano Ramazanit, ky i fundit i ekzektuar më 20 korrik. 2020 u vra në një rrugicë  të lagjes “Emin Matraxhiu”, pranë varrezave të Elbasanit.

23-vjeçari ishte qëlluar të paktën 7 herë me thikë dhe ishte lënë në mes të një rruge jo shumë të frekuentuar ku u gjet rreth orës 22:10 minuta.

Krimi dyshohet se ka ndodhur më herët sipas ekspertëve, të cilët thanë se gjaku në vendngjarje ishte mpiksur.

Burimet thanë se ai ishte qëlluar disa herë me thikë, por ka dyshime se ai mund të jetë vrarë në një vend tjetër dhe trupi i tij më pas është hedhur në zonën periferike, ku lëvizjet natën janë të pakta dhe mungojnë kamerat e sigurisë

Motivet e krimit mbeten të paqarta, por miqësia me Emiljano Ramazanin, ka bërë që grupi hetimor të ngrejë dyshime vrasja është vazhdim i serialit të hakmarrjeve mes grupeve kriminale për prishjet e pazareve të drogës.

Vrasja tjeter me thike
Vetëm disa orë më pas, një sherr mes miqsh në gjendje të dehur përfundoi në krim në një prej lokaleve të Elbasanit, ku gjurmët ishin të qarta edhe disa orë më pas

Viktimë mbeti 30-vjeçari Florian Lamçe, emër i njohur për blutë në Elbasan.

Sipas të dhënave të policisë ai u konfliktua me Adriano Hajdari, 42 vjeç,  Sokol Sanxhaktari, 34 vjeç, të cilët aktualisht janë shoqëruar nga policia.

Në konfliktin në gjendje të dehur, burrat u qëlluan me shishe dhe mjete të forta, ku plagët i morën jetën 40 vjeçarit!

Viktima Florian Lamçe, i njohur edhe me nofkën “Flor Qorri”, ka qenë i dënuar me 3 vite burg për pengim  të drejtësisë dhe i hetuar për dy plagosje.

Ai vëllai i Olti Lamçes, i dënuar me 24 vite burg për vrasjen e Almir Canit, pronar i një diskoje, ngjarje e vitit 2012.

Edhe dy personat e dyshuar janë personave të njohur në Elbasan.

Sokol Sanxhaktari, është dhëndri i ish-kryebashkiakut Qazim Sejdini.

Ai është vënë në pranga bashkë me Adriano Hajdarin, dhe akuzohen për vrasje me dashje.

Ne foto: Regis Runaj i vrare ne Elbasan, 29 korrik 2020