Vrasja e Dritan Lamaj, gruaja e dëshmitarit: Frrokun e pashë në vendngjarje

Vrasja e Dritan Lamaj, gruaja e dëshmitarit: Frrokun e pashë në

Pas dëshmisë së dhënë nga pak kohë nga Arben Ndoka, i cili deklaoroi se natën e vrasjes së kryekomisar Dritan Lamaj, autori ishte Arben Frroku, të njëtin version ka mbajtur edhe bashkëshortja e tij, Luiza Ndoka.

Në Gjykatën për Krimet e Rënda, e mbajtur me dyer të mbyllura, Luiza ka dëshmuar në një sallë të veçuar me vidoekoferencë, duke thënë se e ka parë Frrokun në automjetin tip BMW sëbashku me dy persona të tjerë të maskuar në momentin kur është qëlluar për vdekje Dritan Lamaj.

Pas dëshmisë së dytë kundër Arbën Frrokut, Gjykata pritet të japë vendimin nëse është apo jo fajtor Frroku për vrasjen e Lamaj.

Nga ana tjetër, vetë i akuzuari Aben Frroku, nuk e ka pranuar asnjëherë akuzën e vrajes, duke deklaruar si alibi se në momentin e ekzekutimit të Kryekomisarit ka qenë në Elbasan duke shkuar me pushime në Greqi.

Po kështu, nuk është përcaktuar ende nga Gjykata dita se kur do të bëhet eksperimenti automobilistik, Tiranë-Kapshticë, intenerar i deklaruar nga Arben Frroku natën e vrasjes së Kryekomisarit.

Prokuroria e Krimeve të Rënda e akuzon Arben Frrokut për, " vrasje në rrethana cilësuese kryer në bashkëpunim", ngjarje kjo e ndodhur në shkurtin e 2013, ku mbeti i vrarë Dritan Lamaj.

EMISIONET