VAPA SHTYN PROTESTËN/ Njoftohet spostimi i orarit të tubimeve, ja kur do mblidhen qytetarët nga dita e nesërme..

Në sheshin “Skënderbej” ka nisur sot dita e 17-të e protestës jopartiake në kryeqytet, ku qytetarët janë mbledhur si çdo ditë për të vijuar marshimin drejt bulevardit “Dëshmorët e Kombit” dhe për t’u ndalur para godinës së Kryeministrisë.
Ashtu si në tubimet e mëparshme, pjesëmarrësit pritet të ecin përgjatë bulevardit kryesor të Tiranës, duke mbajtur prezencë të vazhdueshme në qendër të qytetit.
Ndërkohë, organizatorët kanë bërë të ditur një ndryshim në orarin e nisjes së protestës. Sipas njoftimit, duke filluar nga dita e nesërme, tubimi do të zhvillohet në orën 19:00.
Po ashtu, nismëtari Alben Kola ka deklaruar se gjatë protestës së sotme nuk do të ketë fjalime nga pjesëmarrësit, me përjashtim të përfaqësuesve të rinj, të cilët do të kenë hapësirë për të folur para protestuesve.

