All - Scripts - 1
All - Scripts - 2
All - General - 2

Vilanova i nënshtrohet sot operacionit

Vilanova i nënshtrohet sot operacionit

Tito Vilanova do t'i nënshtrohet sot operacionit për të hequr tumorin në gjëndrën parotide, duke u shkëputur për një periudhë 4-6 javore nga skuadra e Barcelonës, gjithmonë nëse nuk ka komplikime të tjera. Sipas buletinit zyrtar të publikuar nga klubi Katalanas, ai do t'i nënshtrohet kimioterapisë dhe radioterapisë, ndaj për këtë periudhë do të shkëputet plotësisht nga jeta e klubit. Klubi Katalanas ka publikuar pasdite një deklaratë për shtyp, ku ka shpjeguar situatën, duke filluar nga kontrolli rutinë i djeshëm i trajnerit, deri të rishfaqja e kancerit dhe vendimi për një ndërhyrje të shpejtë kirurgjikale. Klubi ka konfirmuar se nuk kanë publikuar më parë këtë vendim të trajnerit pasi ishte ky i fundit që kishte dashur të shpjegonte situatën para lojtarëve. Njëkohësisht, Barcelona ka kërkuar që të ruhej privatësia e Vilanovës, i cili për momentin do të shkëputet për të kaluar këtë moment të vështirë të jetës së tij. Më pas, në darkë, para shtypit janë paraqitur presidenti Sandro Rosell dhe drejtori sportiv i klubit, Andoni Zubizarreta. "Ajo që është më e rëndësishme është që Tito të riaftësohet plotësisht. Ai është shumë i fortë dhe jemi të bindur se do të kthehet përsëri mes nesh. Për shkak të kësaj që ndodhi kemi vendosur që të mos kryejmë disa nga aktivitetet festive që kishim planifikuar. Gjithsesi, duam të falënderojmë në emër të Tito Vilanovës dhe klubit të gjithë ata që kanë dërguar mesazhe solidariteti", u shpreh Rosell para shtypit, duke lënë të kuptohet se Vilaniova do të vazhdonte të qëndronte në stolin e skuadrës. Këtë fakt e ka konfirmuar edhe Andoni Zubizarreta, i cili ka hedhur poshtë zërat për një kthim të mundshëm të Pep Guardiolës apo emërimin e Luis Enrikes, dy persona që njohin shumë mirë klubin katalanas. Ai ka bërë të qartë se drejtimi i ekipit do t'i jepet Hordi Roura, asistentit të Vilanovës. "Duhet të themi se gjëja kryesore për ne mbetet shëndeti i Vilanovës dhe si janë ai me familjen  e tij në këto momente. Nga ana jonë do të vazhdojmë të punojmë si zakonisht, Tito nuk do të jetë por do të jetë Hordi. Ne do të vazhdojmë me idetë tona mbi lojën e skuadrës, derisa të kthehet Tito. Me Hordin jemi në duar të sigurta dhe të gjithë do të bëjmë maksimumin për ta ndihmuar në punën e tij në këtë periudhë si dhe do të mbështesim Vilanovën", tha drejtori sportiv i Katalanasve.

All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2

EMISIONET