Beqiri: Të kthyerit nga emigrimi sjellin kulturë pune

Avokatja Nexhi Beqiri, e ftuar këtë të enjte në emisionin “Epiqendër” të gazetares Sonila Musai, diskutoi mbi arsyet që i shtyjnë të rinjtë të largohen nga Shqipëria, si dhe mbi rolin që mund të kenë emigrantët e kthyer në zhvillimin e vendit.

Gjatë intervistës, Beqiri theksoi se shqiptarët që jetojnë dhe punojnë jashtë vendit, kur kthehen në atdhe, sjellin me vete përvoja të rëndësishme profesionale dhe një kulturë më të konsoliduar të menaxhimit dhe respektimit të ligjit.

Sipas avokates, këta individë janë të njohur me mënyrën e funksionimit të shtetit në vendet e zhvilluara, ku institucionet ofrojnë mbështetje për qytetarët në fusha të ndryshme si arsimi, punësimi dhe mirëqenia sociale.

 

EMISIONET