Halilaj: Mendësia e të rinjve dhe mungesa e angazhimit po ndikojnë në tregun e punës

Opinionistja Helena Halilaj, e ftuar këtë të enjte në emisionin “Epiqendër” të gazetares Sonila Musai, diskutoi mbi arsyet që i shtyjnë të rinjtë të largohen nga Shqipëria, si dhe mbi sfidat që lidhen me punësimin dhe mentalitetin në tregun e punës.

Gjatë intervistës, Halilaj theksoi se në disa raste të rinjtë me rezultate të larta akademike kanë pritshmëri të menjëhershme për pozicione drejtuese, pa kaluar më parë në procesin e përvojës profesionale.

Ajo shtoi gjithashtu se ekzistojnë raste investimesh në sektorin fason në zona të ndryshme të vendit, ku pavarësisht krijimit të vendeve të punës, është hasur mungesë interesi për punësim, edhe për arsye që lidhen me mentalitetin dhe perceptimet shoqërore.

 

EMISIONET