Halilaj: Të rinjtë mund të kontribuojnë më shumë në Shqipëri përmes rikthimit profesional

Opinionistja Helena Halilaj, e ftuar këtë të enjte në emisionin “Epiqendër” të gazetares Sonila Musai, foli mbi arsyet që i shtyjnë të rinjtë të largohen nga Shqipëria dhe mbi potencialin që ata kanë për t’u rikthyer dhe kontribuar në vend.

Gjatë diskutimit, Halilaj solli si shembull përvojat e emigrantëve shqiptarë të kthyer pas viteve ’90, të cilët, sipas saj, kanë investuar në zhvillimin e bizneseve të vogla në zonat rurale, veçanërisht në veri të vendit, duke kthyer shtëpitë tradicionale në bujtina dhe mini-biznese familjare.

Ajo theksoi se ky fenomen lidhet kryesisht me emigrantë të brezit më të vjetër, të cilët janë rikthyer në vend pas krijimit të familjeve dhe pas një periudhe pune jashtë Shqipërisë.

Halilaj theksoi se rikthimi i këtyre profesionistëve në Shqipëri do të kishte një ndikim të rëndësishëm në institucionet publike dhe private, duke kontribuar në zhvillimin e vendit përmes njohurive dhe eksperiencës së fituar jashtë.

 

EMISIONET