Ky është momenti i shpërthimit të tmerrshëm në një prej porteve të kryeqtytetit të Libanit, Beirut.

Sipas Reuters, ky shpërthim i ka marrë jetën të paktën 10 personave ndërsa qindra të tjerë janë plagosur.

Nuk dihet ende se çfarë e ka shkaktuar këtë shpërthim, por dyshohet se ka marrë flakë një magazinë ku ishin fishekzjarre dhe lëndë të tjera plasëse.

BBC shkruan se spitalet janë të mbushur me persona të plagosur ku shumë prej tyre janë në gjendje kritike për jetën.