Tërmet i fuqishëm në Kinë/ "Shkundet" provinca duke lënë një viktim dhe disa të pl*gosur

Një tërmet me magnitudë 6.3 ka goditur sot veriperëndimin e Kinës, duke shkaktuar të paktën një viktimë dhe katër të plagosur, sipas autoriteteve lokale.
Lëkundja është regjistruar rreth orës 17:00 në provincën Qinghai, në një thellësi prej rreth 10 kilometrash. Tërmeti ka goditur zonën malore të prefekturës Haixi, në pllajën tibetiane.
Autoritetet raportojnë se numri i viktimave dhe dëmeve mund të ndryshojë, pasi verifikimet janë ende në vazhdim.
Ekipet e shpëtimit janë nisur menjëherë drejt zonës së prekur, të shoqëruara edhe nga qen kërkimi, për të ndihmuar në gjetjen e të mbijetuarve në terrenin e vështirë malor.
Sipas mediave shtetërore, epiqendra e tërmetit ndodhet në një zonë me lartësi mesatare mbi 4,000 metra mbi nivelin e detit, çka e bën edhe më të vështirë operacionin e kërkim-shpëtimit.

