"Lefter Alla vuan nga zemra"/ Del raporti mjeko-ligjor për ish-kryebashkiakun e Bulqizës. Ja kur mbahet seanca e radhës
Dy ekspertë mjeko-ligjor paraqitën këtë të hënë pranë Gjykatës Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, rezultatet e raportit mjekësor ndaj ish-kryebashkiakut të Bulqizës Lefter Alla.
Sipas ekspertëve, Alla ka probleme shëndetësore me zemrën dhe se qëndrimi në qeli nuk është i përshtatshëm për gjendjen e tij.
Pritet që ditën e hënë në orën 12:00, Alla del para Gjykatës së Posaçme për tu njohur me vendimin e saj lidhur me kërkesën e ish-kryebashkiakut për masë më të butë sigurie se arresti në burg.
Në këtë seancë do ballafaqohen qëndrimet e palëve aktet dhe se si është arritur në këtë konkluzion nga ekspertët. Lefter Alla u arrestua për shkelje e barazisë kë tendera dhe shpërdorim detyre, teksa 10 ish-zyrtar të tjerë të bashkisë së drejtuar prej tij, përfshirë dhe biznesmenin që fitoi tenderin Aqif Konesha përfunduan në pranga