“U kufizuan komunikimet dhe u keqtrajtova në 313”/ Meta çon në gjykatë vendimin që mbylli çështjen ndaj punonjësve të paraburgimit

“U kufizuan komunikimet dhe u keqtrajtova në 313”/ Meta

Ish-presidenti Ilir Meta ka kundërshtuar në Gjykatën e Tiranës vendimin e Prokurorisë për mbylljen e verifikimeve ndaj punonjësve të paraburgimit 313.

Meta ka depozituar ankim kundër vendimit që rrëzoi kallëzimin e tij për pretendime mbi mënyrën e trajtimit gjatë qëndrimit në paraburgim dhe kufizimin e komunikimeve.

Në kallëzimin e tij, ish-kreu i shtetit pretendon se punonjës të institucionit të vuajtjes së dënimit kanë kryer shpërdorim detyre, duke kërkuar që rrethanat e denoncuara prej tij të hetohen më tej.

Pas shqyrtimit të materialeve dhe kryerjes së verifikimeve paraprake, Prokuroria e Tiranës vendosi të mos nisë procedim penal ndaj asnjë prej punonjësve të paraburgimit 313.

Sipas organit të akuzës, nuk janë konstatuar elemente të mjaftueshme që të justifikojnë vijimin e një hetimi penal.

Përmes ankimimit në gjykatë, Meta kërkon rrëzimin e këtij vendimi dhe rikthimin e çështjes për hetime të mëtejshme. Çështja do të shqyrtohet nga gjyqtarja Vjollca Sahiu, e cila do të vendosë nëse do të mbetet në fuqi vendimi i Prokurorisë së Tiranës apo do të kërkohet vijimi i veprimeve hetimore.

EMISIONET