Pezeshkian: Irani ndodhet në “lu*të të plotë”, përballja po prek edhe ekonominë dhe jetesën e qytetarëve

Presidenti i Iranit, Masoud Pezeshkian, ka deklaruar se vendi i tij ndodhet në një “luftë në shkallë të plotë”, duke theksuar se përballja nuk kufizohet vetëm në aspektin ushtarak, por po shtrihet edhe në ekonominë iraniane.
Gjatë një takimi me Këshillin Suprem Gjyqësor, Pezeshkian tha se presionet ndaj Iranit kanë prekur jetën e përditshme të qytetarëve, duke përmendur papunësinë, varfërinë dhe vështirësitë ekonomike.
Sipas tij, beteja kryesore në këtë periudhë është ruajtja e stabilitetit ekonomik dhe social të vendit, ndërsa paralajmëroi se rritja e pakënaqësive mund të dëmtojë mbështetjen sociale ndaj sistemit.
Deklarata e presidentit iranian vjen në një kohë tensionesh të larta me Shtetet e Bashkuara, ndërsa Teherani përballet me presione të reja ekonomike dhe masa të shtuara ndërkombëtare.
Sipas të dhënave zyrtare, ekonomia iraniane po përballet me vështirësi të mëdha, me inflacion të lartë dhe zhvlerësim të monedhës kombëtare.


