Andrew dhe Tristan Tate përballë drejtësisë në SHBA/ Nis beteja për ekstradimin në Britani

Andrew dhe Tristan Tate përballë drejtësisë në SHBA/

Andrew Tate dhe vëllai i tij Tristan janë paraqitur në një gjykatë federale në Miami, ku kanë nisur procedurat ligjore për kërkesën e ekstradimit të tyre drejt Mbretërisë së Bashkuar.

Dy vëllezërit përballen me akuza të reja në Britani, përfshirë pretendime për përdhunim dhe trafikim seksual, ndërsa ata kanë mohuar çdo shkelje dhe kanë deklaruar se janë të pafajshëm.

Gjatë seancës së parë, Andrew dhe Tristan u shfaqën me uniforma burgu, të prangosur dhe të shoqëruar nga autoritetet. Ata folën vetëm për të konfirmuar se kuptonin të drejtat e tyre ligjore.

 

Avokati i tyre, Joe McBride, bëri të ditur se vëllezërit do ta kundërshtojnë ekstradimin, duke i cilësuar akuzat si të pabazuara.

Sipas autoriteteve britanike, hetimi lidhet me ngjarje të dyshuara të periudhës 2010–2017. Në total, ndaj vëllezërve Tate rëndojnë 59 akuza, ndërsa numri i viktimave të pretenduara ka arritur në shtatë.

Seanca e radhës gjyqësore është caktuar për 27 korrik, ndërsa vendimi për ekstradimin do të merret nga autoritetet përkatëse amerikane.

EMISIONET