Videoja erotike në zyrën e shtetit/ Alma Kaçi del nga SPAK-u, 6 orë për të sqaruar marrëdhënien e saj me Safet Gjicin

Pas më shumë se 6 orësh ka përfunduar marrja në pyetje e Alma Kaçit, gruas e cila u shfaq në videon intime me kryetarin e Bashkisë së Kukësit, tashmë të shkarkuar, Safet Gjicin, duke kryer mardhenie seksuale.

Sipas burimeve te “Ora News” ajo është marrë në pyetje nga agjentët e Byrosë Kombëtare të Hetimit dhe prokurores Manjola Kajana.

Videoja erotike në zyrën e shtetit/ Alma Kaçi del nga SPAK-u, 6

Përgjatë qëndrimit të saj që prej orës 10:00 të mëngjesit ajo është përgjigjur pytjeve mbi regjistrimin e videos, mënyrën se si është kryer dhe nëse ka pasur persona të tjerë të cilët kanë qenë shënjestrën e Alma Kaçit.

Për sa i perket videos me Gjicit, mësohet se Alma ka shpjeguar rolin e saj me ish-kryebashkiakun, takimet që ka kryer dhe diskutimet për një projekt mbi qytetin e Kukësit.

Kujtojmë që Alma Kaci u thirr për herë të parë në SPAK pas dhënies së masës së sigurisë.

Deri tani Alma Kaçit i janë sekuestruar dy aparate celulare. Pas dëshmisë së saj pritet që SPAK të veprojë në terren me hetime të tjera.

spak edison vatnikaj safet gjici alma kaçi

EMISIONET