“S’keni parë gjë akoma”/ Rama paralajmëron “tërmet” edhe në Qeveri: Në prag të sezonit të vetëreformimit
Dy ditë pas tërmetit që shkaktoi në selinë rozë duke shkarkuar të gjithë sekretarët e Partisë Socialiste, kryeministri Edi Rama ka zbarkuar së bashku me ministrat e kabinetit që ai drejton në Tepelenë aty ku për dy ditë me radhë do të mbahet një mbledhje maratonë dyditore.
Por pavarësisht mohimit të lëvizjeve në qeveri, me shumë gjasë ministrat e tij duket se do t’i shpëtojnë valës së ndryshimeve në verë.
Një gjë të tillë duket se e paralajmëron vetë kryeministri Rama i cili teksa publikoi pamje nga punimet e qeverisë në tepelenë, thotë se qeveria e tij është në prag të një sezoni reformimi dhe vetëreformimi.
“Reflektime dhe qarkullim mendimesh e idesh në prag të një sezoni të ri reformimesh dhe vetëreformimi!
*Tepelenë, çaste nga mbledhja e zgjeruar e qeverisë që do të zgjasë dy ditë”, shkruan kryeministri Edi Rama në komentin bashkëngjitur fotografive nga mbledhja dyditore e qeverisë në Tepelenë.
MBLEDHJA E TEPELENES
Puna e çdo ministri do të analizohet pas ato të paraqesin mbi raportin mbi objektivat e arritura.
Praktika ka treguar se vetëm pas kryerjes së kësaj analize, Rama mund të ketë ndërmarrë vendime për ndryshime në kabinetin qeveritar.