Statovci: Marrëdhënia Shqipëri–Kosovë, është marrëdhënie shqiptarësh dhe jo individësh, qofshin këta dhe kryeministra
Pedagogu i Shkencave Akademike, Bedri Statovci, në një intervistë dhënë në studion e lajmeve në “Ora News” me gazetaren Sonila Musai foli lidhur me zhvillimet më të fundit në Kosovë dhe situatën e krijuar nga ngjarjet në veri të vendit.
Statovci, u shpreh situata në veri të Kosovës vijon të mos jetë e stabilizuar dhe për zgjidhjen e saj mbajtja e zgjedhjeve të parakohshme mund të ndihmojë në uljen e tensioneve.
Ai u shpreh se raporti i krijuar nga qëndrimet e Qeverisë “Kurti” mes Prishtinë dhe Brukselit në thelb përbëhet nga ide të ndryshme.
Ai theksoi se pavarësisht qëndrimeve të mbajtura, nuk duhet harruar fakti se ishin Fuqitë e Mëdha ato që sollën Pavarësinë e Kosovës. Dhe në këtë kontekst, Statovci theksoi se qëndrimet e kryeministrit Kurti ndaj Bashkimit Evropian dhe ShBA-ve nuk janë të duhurat.
Duket shprehur dëshirën që mos të ketë në vijim një eskalim të situatës në raport me partnerët ndërkombëtarë, pedagogu i njohur u shpreh se sanksionet e vendosura nuk rëndojnë mbi qeverinë e Kosovës, por mbi vetë popullin e saj.
Në përfundim Bedri Statovci shprehu rezerva edhe për qëndrimet e qeverisë shqiptare, veçanërisht të kryeministrit Edi Rama, teksa kujtoi se marrëdhëniet Shqipëri – Kosovë janë marrëdhënie mes shqiptarësh, dhe jo individësh poliitkë të momentit, qofshin këta dhe kryeministra.
“Gjendja në Kosovë jo e stabilizuar, Prishtina dhe BE, me ide të ndryshme.
Fuqitë e Mëdha i sollën pavarësinë Kosovës, qëndrimet e Kurtit jo të mira.
Shpresoj mos të rëndojnë situatën, pasi sanksionet e vendosura janë në dëm të Kosovës dhe popullit të saj”, u shpreh ndër të tjera Pedagogu i Shkencave Akademike në Universitetin e Pejës, Bedri Statovci.