VIDEO-LAJMI/ Erion Veliaj shkon në maternitet tek i biri para rikthimit në qeli. E ndjek pas Halit Valteri

Pak para përfundimit të lejes 48-orëshe së dhënë nga Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve për të vizituar nga afër bashkëshorten dhe djalin e tij të porsalindur, Erion Veliaj është rikthyer paraditen e sotme në maternitetin “Koço Gliozheni”, para se të rikthehet sërish në qelin e paraburgimit në Durrës.

Kryebashkiaku i arrestuar që prej 10 shkurtit të vitit të kaluar la dy ditë më parë për herë të parë paraburgimin me një leje 48-orëshe të miratuar nga SPAK për të takuar djalin e sapolindur dhe bashkëshorten në maternitetin "Koço Gliozheni".

Kryebashkiaku i arrestuar ka qëndruar gjatë gjithë kohës nën shoqërimin dhe monitorimin e Policisë së Burgjeve, teksa mësohet se Halit Valteri është parë po sot në oborrin e Maternitetit “Koço Gliozheni”, ndërsa gjatë këtyre ditëve ai është vizituar për rastin edhe nga miqtë e tij si ish-investitori strategjik Gazment Paja dhe ish-deputeti i PS tashme drejtor i Postes Shqiptare, Etjen Xhafaj etj.

VIDEO-LAJMI/ Erion Veliaj shkon në maternitet tek i biri para rikthimit
Aktori Gazment Paja duke u futur ne maternitetin "Koço Gliozheni"

Erion Veliaj ndodhet në paraburgim që prej 10 shkurtit 2025, ditë kur u arrestua në ambientet e Bashkisë së Tiranës.

SPAK ka ngritur ndaj tij 13 akuza, mes tyre korrupsion pasiv, pastrim parash, mosdeklarim pasurie, shpërdorim detyre dhe futje të sendeve të ndaluara në burg.

Bashkëshortja e tij, Ajola Xoxa, përballet me nëntë akuza për vepra penale që lidhen me korrupsionin pasiv, pastrimin e parave, mosdeklarimin e pasurisë dhe fshehjen e të ardhurave. Ndaj saj është caktuar masa e sigurisë "detyrim paraqitje".

Bashkëshortët Veliaj–Xoxa po gjykohen në Gjykatën e Posaçme me procedurë të zakonshme, ndryshe nga disa prej bashkë të pandehurve, mes tyre biznesmeni Elman Abule dhe ish-deputetja Klotilda Bushka, të cilët kanë zgjedhur gjykimin e shkurtuar për të përfituar ulje të dënimit.

EMISIONET