Po bëni gati valixhen? Ja çfarë duhet të merrni me vete për pushime në vende të nxehta dhe me lagështirë

Po bëni gati valixhen? Ja çfarë duhet të merrni me vete

Nëse këtë verë keni zgjedhur një destinacion me temperatura të larta dhe lagështi, mënyra si bëni valixhen mund të bëjë diferencën mes një pushimi komod dhe një eksperience të pakëndshme.

Ekspertët e modës këshillojnë që prioritet t’u jepet veshjeve prej linoje dhe pambuku, materiale që lejojnë lëkurën të marrë frymë dhe ju mbajnë më të freskët gjatë gjithë ditës. 

Pantallonat lino, setet e koordinuara dhe fustanet e lehta konsiderohen zgjedhjet ideale, pasi kombinohen lehtë dhe zënë më pak vend në bagazh.

Po aq të rëndësishëm janë edhe aksesorët. Bizhuteritë, bandanat dhe kapelat jo vetëm plotësojnë stilin, por mbrojnë edhe nga dielli. Ndërkohë, ngjyra e verdhë cilësohet si trendi i kësaj vere, ndërsa e zeza mbetet një zgjedhje elegante për mbrëmjet.

Stilistët këshillojnë gjithashtu të shmangni mbushjen e valixhes me shumë fustane apo rroba që përdoren vetëm një herë.

Zgjidhni veshje shumëfunksionale që mund të kombinohen në mënyra të ndryshme dhe mos harroni sandalet e rehatshme, një abaniko ose ventilator portativ dhe produkte për mbrojtjen nga dielli.

Sekreti i një valixheje perfekte nuk është sasia e rrobave, por zgjedhja e pjesëve praktike, të lehta dhe elegante që ju mbajnë komodë edhe në ditët më të nxehta të verës./ DPA News

EMISIONET