CUCURELLA TRANSFEROHET TE REAL MADRID/ Madrilenët paguan 55 mln te Chelsea, mbrojtësi firmos për 6 sezone

Real Madrid ka zyrtarizuar transferimin e Mark Kukurela nga Chelsea për 55 milionë euro plus bonuse. Mbrojtësi spanjoll ka firmosur kontratë deri në vitin 2032 dhe u bind personalisht nga Mourinjo. Negociatat për këtë transferim u mbyllën për 48-orës

CUCURELLA TRANSFEROHET TE REAL MADRID/ Madrilenët paguan 55 mln te Chelsea,

Marc Cucurella është futbollist i ri i Real Madridit. Mbrojtësi spanjoll ka firmosur një kontratë prej gjashtë sezonesh, e vlefshme deri më 30 qershor 2032. Marrëveshja mes Real Madridit dhe Chelsea-t është finalizuar për një shumë fikse prej 55 milionë eurosh, me mundësi që shifra të rritet deri në 60 milionë euro nëse përmbushen bonuset e lidhura me performancën.

27 vjeçari, rikthehet kështu në La Liga pas pesë sezonesh në Premier League, ku ka luajtur katër sezone me Chelsea-n dhe një sezon me Brighton-in. Transferimi i tij u përmbyll në një kohë rekord, brenda vetëm 48 orësh, duke u kthyer në një nga lëvizjet më të shpejta të kësaj vere. gjithçka nisi të premten në mbrëmje, kur Real Madrid paraqiti ofertën e parë zyrtare për lojtarin. Të shtunën, procesi u përshpejtua ndjeshëm pas një telefonate personale nga trajneri Mourinho, i cili e bindi lojtarin për projektin sportiv të klubit. Në mëngjesin e së dielës, Cucurella dha miratimin përfundimtar, duke i hapur rrugë transferimit.

Spanjolli ishte në radarin e disa klubeve të mëdha europiane, përfshirë Atletico Madrid dhe Barcelonën. deri pak ditë më parë, dukej se destinacioni i tij më i mundshëm ishte Metropolitano, por hyrja e Real Madridit në garë ndryshoi krejtësisht situatën.

Me ardhjen e Cucurella-s, konkurrenca në krahun e majtë të mbrojtjes bëhet shumë e fortë, ku tashmë janë të pranishëm Carreras, i afruar më parë nga Benfica, si dhe Fran García dhe Ferland Mendy. Kjo situatë pritet të sjellë edhe largimin e njërit prej tyre gjatë kësaj vere.

Nga ana financiare, ky transferim e vendos Cucurella-n mes lojtarëve me vlerën më të lartë të gjeneruar në karrierën e tij. Në total, ai ka kaluar nëpër disa transferime të rëndësishme. nga Barcelona te Getafe, më pas te Brighton, Chelsea dhe tani Real Madrid, duke tejkaluar shifrën prej 150 milionë eurosh në lëvizje karriere.

EMISIONET