U kërcënua me fëmijët, merret në mbrojtje gjyqtarja Arnisa Këlliçi
Nga OraNews Përditësimi i fundit 22 Janar 2024, 15:02

Komisioni për mbrojtjen e magjistratëve miraton kërkesën e gjyqtares Arnisa Këlliçi për mbrojtje të posaçme.
Mbrojtja e Posaçme nga Garda e Republikës është miratuar për një afat kohor 3 mujor me të drejtë rishikimi në fund të këtij afati kohor.
Kallëzimi dhe kërkesa erdhi nga gjyqtarja Arnisa Këlliçi e cila deklaroi se ishte kërcënuar përmes një letre.
Letra sipas saj përmbante të dhëna kërcënuese për magjistraten dhe familjen, ku përmendeshin edhe fëmijët e saj.
