Turi ballkanik, Ministri i Jashtëm grek të hënën në Tiranë, takon ambasadoren Hajdaraga para vizitës

Turi ballkanik, Ministri i Jashtëm grek të hënën në

Ministri i Jashtëm grek, Nikos Dendias, do të zhvillojë një vizitë zyrtare në Tiranë të hënën, 23 maj. Vizita vjen si pjesë e një turi takimesh ne vendet e Ballkanit Perëndimor, ku në fokus të kryediplomatit grek do të jetë integrimi evropian i këtij rajoni.

Përpara vizitës në Tiranë, Dendias priti sot në një takim ambasadoren e Shqipërisë në Athinë Luela Hajdaraga për të diskutuar marrëdhëniet dhe bashkëpunimin dypalësh, si dhe zhvillimet rajonale.

Diplomatja shqiptare shkruan në twitter se ishte shumë e kënaqur që u taku me Ministrin e Jashtëm grek Nikos Dendias në kuadër të vizitës së tij të planifikuar në Shqipëri.

"Ne rikonfirmuam angazhimin e thellë të të dy vendeve tona për të punuar së bashku për të forcuar marrëdhëniet tona dypalëshe dhe për të zgjeruar bashkëpunimin tonë" thotë ajo.

Mësohet se në vendin tonë zoti Dendias do të takohet me homologen e tij Olta Xhaçka si dhe me kryeministrin Rama.

Athina është mjaft e interesuar për avancimin e axhendës evropiane të rajonit të Ballkanit Perëndimor.

Turi ballkanik, Ministri i Jashtëm grek të hënën në

EMISIONET