Berat, akuzohet për vjedhje makinash, vihet në pranga 21 vjeçari

Berat, akuzohet për vjedhje makinash, vihet në pranga 21

Është arrestuar një person pasi dyshohet se është i përfshirë në 3 raste vjedhjeje.  

21 vjeç, me iniciale F.A., banues në lagjen “Uznovë”, Berat në datë 18 maj 2022 ka vjedhur një derë alumini, në banesën e shtetases F.A., në lagjen Uznovë si dhe në datën 15 maj të po këtij viti, ka tentuar të vjedhë në 2 automjete, pasi u ka thyer xhamat.

"Ky shtetas dyshohet si autor i 3 ngjarjeve, konkretisht: në datën 18.05.2022, ka vjedhur një derë alumini, në banesën e shtetases F.A., në lagjen Uznovë; në datën 15.05.2022, ka tentuar të vjedhë në 2 automjete, pasi u ka thyer xhamat", njofton policia.

Materialet hetimore janë referuar në Prokurorinë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Berat, për veprime të mëtejshme.

EMISIONET