Tritoli që ju vendos shtëpisë së Talo Çelës, SPAK, informacion tek një kompani private. U vodh nga i arrestuari Florenc Çekrezi

Shpërthimi i një sasie tritoli në banesën e të shumë kërkuarit Talo Çela në Katund të Ri, ka çuar prokurorët e SPAK të kryejnë verifikime tek një kompani private në Elbasan.

Tritoli që ju vendos shtëpisë së Talo Çelës,

Përmes një shkrese të muajit Tetor 2022, SPAK i kërkon të dhëna kompanisë së ndërtimit "Victoria Invest", për personin e arrestuar, Florenc Çekrezi.

Çekrezi, është kushëri i Eljo Bitrit dhe i arrestuar nga SPAK, për vendosjen e sasisë së tritolit në banesën e Talo Çelës, ngjarje kjo e ndodhur në 5 nëntor 2020 në Elbasan.

Tre prokurorët e SPAK kanë ngritur dyshime të forta se sasia e tritolit e vendosur në kollonat e shtëpisë së Talo Çelës, është marë pikërisht në ambjentet e kompanisë private "Victoria Invest".

Tritoli besohet se është marë nga Florenc Çekrezi, i cili në vitin 2020 shërbente si puntor eskavatori në kompaninë e ndërtimit.

Më tej lënda shpërthyese i është dhënë, Nuredin Dumanit dhe ky i fundit ia ka përcjellë Eljo Bitrit, Skerdi Tasit dhe Henrik Hoxhaj, për të mbaruar punë.

Ndërsa tashmë SPAK kërkon përgjigje nga kompania "Victoria Invest", nëse i arrestuari Florenc Çekrezi, ka qënë i punësuar në këtë kompani ose jo.

Në shkresën e siguruar thuhet:

"...konkretisht nëse ka qenë i punësuar pranë kësaj shoqërie, periudha kohore e detyrat fuksionale te kryer prej tij. Si dhe nëse "Victoria Invest" përdor lëndë shpërthyese eksplozive në zbatim të projekteve të ndryshme infrastrukturore...".

Prokuroria arsyeton se ngjarja shembjes me tritol të shtëpisë së Talo Çelës, u organizuar nga Nuredin Dumani, Henrik Hoxhaj, Skerdi Tasi si dhe kushëriri i shtetasit Elio Bitri i identifikuar si Florenc Çekrezi.

Ndër të tjera në vijim të hetimeve për të arrestuarit e tjerë, SPAK ka kërkuar informacion dhe në bashkinë e Durrësit, nëse ky institucion i ka dhënë dëmshpërblim Petrit dhe Festim Qolit, për dëmet e shkatuara nga termrti i 26 nëntorit 2020.

elton qyno florenc Çekrezi talo Çela

EMISIONET