Su*m në zemër të Rusisë/ Depot e Wildberries përfshihen nga fla*ët pas goditjes me dronë ukrainas

Dronët ukrainas kanë goditur dy depo të kompanisë më të madhe të shitjeve online në Rusi, Wildberries, duke shkaktuar viktima dhe dëme të mëdha materiale.
Sipas zyrtarëve rusë, nga sulmi kanë humbur jetën 8 persona, ndërsa 62 të tjerë janë plagosur. Pamjet nga vendi i ngjarjes tregojnë ndërtesat e përfshira nga flakët dhe re të dendura tymi që ngrihen mbi zonëne goditur.
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky deklaroi se objektivat ishin “qendra të mëdha logjistike” që, sipas tij, përdoreshin për furnizimin me komponentë të sanksionuar për prodhimin e dronëve dhe pajisjeve të navigimit.
Zelensky tha gjithashtu se forcat ukrainase goditën objektiva të tjera në Detin Azov, Detin e Zi dhe në Krimenë e aneksuar nga Rusia.
Sulmi vjen si pjesë e përshkallëzimit të goditjeve me dronë mes dy vendeve, ndërsa Ukraina pretendon se operacionet e saj janë përgjigje ndaj sulmeve ruse ndaj infrastrukturës civile.
Wildberries, shpesh i krahasuar me “Amazonin rus”, është një nga kompanitë më të mëdha të tregtisë online në Rusi. Grupi që përfshin Wildberries dhe kompaninë e reklamave Russ është vlerësuar me rreth 12.6 miliardë dollarë në vitin 2026.


