Bllokimi i automatikut shpëtoi nga vrasja “Rrumin” dhe prokurorin Ndoja. Përgjimi në “Sky” çmontoi grupin e Plaurent Dervishajt

Bllokimi i automatikut shpëtoi nga vrasja “Rrumin” dhe

Bllokimi i një automatiku që ka qëlluar dhjetëra plumba, në ngjarjen e 1 nëntorit 2019, ka sjellë dështimin e atentatit ndaj Landi Muharremit “Rrumit” dhe prokurorit të Durrësit, Arjan Ndoja.

Arma është bllokuar dhe pas hedhjes së plumbave të parë drejt makinës ku udhëtonte shoferi Andi Maloku, Landi Muharremi dhe Arjan Ndoja, nuk ka bërë më shkrepje.

Ky moment i ka dhënë mundësi Andi Malokut të devijonte makinën, duke e nxjerë nga rruga dhe përfunduar në kanal.

Ndërsa autorët nuk patën dot shansin të vinin në përdorimin automatikun e dytë që kishin me vete,duke sjellë vetëm plagosjen e Landi Muharremit dhe prokurorit, Arjan Ndoja.

Kjo gjë u quajt si një dështim total nga Plaurent Dervishaj dhe anëtarët e grupit të tij.

Një e dhënë e tillë ka dalë gjatë përgjimit të aplikacioni “Sky” nga prokurorët Francezë, të cilët kanë sjellë materialin e tyre në Shqipëri dhe më pas, ka qënë SPAK ai që ka vijuar hetimet ndaj personave që kanë marë pjesë në këtë atentat.

Përmes përgjimit të këtij aplikacioni, Francezët kanë zbuluar se Plaurent Dervishaj, fshihej pas nofkës “Shoku” dhe “Plaku”.

Ku gjatë një bisede, që ai ka kryer me një person ende të paidentifikuar, Dervishaj i përgjigjet:

“…unë nuk kam dyshuar të ju, sepse e di ku e kam hasmin. Unë i kam ç’u haber që e keni prej meje edhe prokurorit dhe atij tjetrit, fjalë për fjalë. E dija kush ishte në makinë dhe doja t’i kapja të dy. Por nuk ishte e shkruajtur, pasi u bllokua arma e parë dhe u dha mundësi që të shmangeshin”.

Sipas dosjes së prokurorisë, sulmi me armë ndaj Arjan Ndojës dhe Landi Muharremit, ndodhi në shenjë hakmarje ndaj atentatit të datës 20 qershor 2019, ku Plaurent Dervishaj dhe Julian Meçaj mbetën të plagosur.

Ndërsa Bashkim Haxhiaj, mundi të shpëtojë.

Veç zbardhjes së ngjarjes dhe arrestimin e disa personave, SPAK vijon hetimet ndaj tyre edhe për trafikun e kokainës dhe disa vrasje të tjera të kryera në qytetin e Durrësit, Shijakut, dhe Fushë-Krujës.

Gjatë operacionit të zhvilluar në muajin janar 2023, ranë në prangat e policisë, Akil Nerjaku, Bashkim Haxhia, Marsel Deçka, Endrit Sinani dhe Julian Pjetri.

Ndërsa në kërkim për këtë ngjarje, janë Plaurent Dervishaj, Ramazan Rraja, Dritan Shabani dhe Julian Meçaj.

Gjithashtu prej vitit 2019 dhe 2020 mbahen në burg dhe dy anëtarët e tjerë të grupit, Redjan Rraja, i cili është nipi i deputetit të PS, Rrahman Rraja dhe Arjol Halilaj.

Shenim: *Ky është artikull ekskluziv i Ora News, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Ora News” bashkëngjitur me linkun e artikullit origjinal.

EMISIONET