Parada e krenarisë në Tiranë, kërkojnë që bashkëjetesa e çifteve LGBT të njihet ligjërisht

Për të dhjetin vit me radhë komuniteti LGBTI+ në Shqipëri zhvilloi paradën e përvitshme. Ata u mblodhën në sheshin Nënë Tereza, me mesazhin kryesor: “Ne jemi familje”.

Aktivistët deklaruan se  edhe ato kanë të drejtë të krijojnë familje, edhe pse nuk kërkuan njohjen e martesave të të njëjtit seks.

“Ky slogan i drejtohet edhe pjesës tjetër të shoqërisë, sidomos asaj pjese që mendojnë se personat LGBT nuk duhet të krijojnë familje, nuk mund të krijojnë familje dhe nuk kanë të drejtën të krijojnë familje edhe pse Kushtetuta e Shqipërisë ia jep të drejtën. Të ndryshojmë legjislacionin në mënyrë të tillë që çifteve LGBT t’u njihet bashkëjetesa ligjërisht, pra të kenë një mbështetje ligjërisht."

KETU LAJMET MINUTE PAS MINUTE

Atyre iu bashkuan edhe ambasadore e diplomatë. Ambasadorja e SHBA-së Yuri Kim kishte veshur nje bluzë me flamurin LGBTQI+.

Politikanët shqiptarë munguan, por kryeministrit i lanë një flamur tek dera duke i kujtuar një premtim të pambajtur.

"“Në këto 10 vite ne se kemi pasur asnjë herë Ramën e as Veliajn në Paradë edhe pse par 2013 para se Rama të fitonte zgjedhjet, na premtoi se në paradën tjetër do ishte dhe ai."

Xheni karaj, një ndër aktivistet e organizatës rikujtoi edhe njëherë premtimin e Edi Ramës në 2013, se do vinte në paradë.

Komuniteti LGBTQI+  marshoi për disa minuta rrugëve të Tiranës, ndërsa e drejta e prindërimit dhe njohja e bashkëjetesës ishin kërkesat e tyre kryesore.

EMISIONET