Tirana, Fieri dhe Gjirokastra, qytetet ku jetohet më mirë, Kukësi mbetet qyteti më i varfër

Tirana, Fieri dhe Gjirokastra janë tre qytetet ku jetohet më mirë dhe që kanë më shumë të ardhura krahasuar me të gjithë qytetet e tjera.

Sipas INSTAT të ardhurat për frymë në kryeqytet shkuan ne 777 mijë lekë për frymë në vitin 2020 edhe pse me një rënie prej 3.3 për qind.

Ndërkaq Kukësi mbetet qyteti më i varfër me 365 mijë lekë edhe pse ka një përmirësim krahasuar me periudhën e mëparshme me 1.2 për qind.

Në analizë vërehet se qytetet e tjera kanë një nivel të përafërt me Elbasanin që shkon në 413 mijë lekë dhe deri te Vlora me 494 mijë lekë për frymë, përjashtuar Durrësin që ka një situatë disi më të mirë.

Në ndarjen me rajone, serish veriu i Shqipërisë mbetet më i varfër ku në Dibër, Kukës, Lezhë dhe Shkodër të ardhurat për frymë rezultuan me -19,76 % nën mesataren e vendit.

Tirana edhe në këtë rast zë vendin e parë me 777 mijë lekë të ardhura, por serish me një rënie prej 3.2 për qind, Më vend të dytë renditet fier. Ndërkaq kryeqyteti shënon të ardhura mbi 20 për qind mbi mesataren.

Gjithashtu sipas INSTAT të ardhurat për frymë në Shqipëri janë me 30.5 për qind nën mesataren e bashkimit evropian

Pavarësisht se janë qytetet më të pasura, kjo nuk do të thotë që kanë kontribuar më shumë në arkën e përbashkët. Elbasani dhe beratit renditen si qarqet me më shumë kontribute, ndërsa ndikimin më të ulët e ka Tirana me minus 1.4 për qind.

EMISIONET