Shqipëria në “aneksin” e BE, Michel: Platforma e re politike evropiane, një objektiv i përafërt

Në samitin e Qershorit në Bruksel, Shqipëria pritet të përballet sërish me rezistencën e vendeve të Bashkimit Evropian për të shkuar drejt konferencës së parë ndërqeveritare, një nga arsyet mbetet vetoja Bullgare ndaj Maqedonisë së Veriut. 

Ndërsa vendi ynë është në pritje të dritës jeshile për t’u bërë pjesë e familjes evropiane, gjatë vizitës zyrtare në Tiranë Presidenti i Këshillit të Bashkimit Europian parashtroi një tjetër alternative për Ballkanin Perëndimor, por pa mundësitë që ofron integrimi i plotë për qytetarët shqiptarë.

Micheli: Objektivi kryesor që kam unë është që t'i japim energji të reja procesit të integrimit në BE që të zgjidhen mosmarrëveshjet dhe të fillohen bisedat për anëtarësim. Kam vendosur që kjo çështje për mënyrën se si po punojmë ta diskutojmë në qershor dhe mora iniciativën që të ftoj miqtë nga Ballkanit Perëndimor dhe të bëjmë çdo gjë që është e mundur që të tejkalojmë sfidat.

Charles Michel zbuloi që platforma për një hapësire të re gjeopolitike evropiane është diskutuar prej muajsh, madje edhe me kryeministrin shqiptarë. Kjo bisedë u pranua edhe Edi Rama i cili u detyrua të tregojë që për këtë çështje ka pasur diskutime edhe me lider të tjerë evropianë.

Michel: Do ju tregoj një sekret, para disa muajsh ishim në Suedi për aktivitet dhe shkëmbyem ide me njëri-tjetrin. Kryeministri më tha se sa e rëndësishme është të përfshijmë udhëheqësit që t'i kemi me 27 udhëheqësit të BE. Një ide shumë pranë e këtij koncepti është e ‘anëtarëve të asociuar’, pra qasje e përafërt që të kemi formatet e duhura që të njihemi më mirë me njëri-tjetrin, të kuptojmë vështirësitë dhe si të kujdesemi për njëri-tjetrin.

Për të mbështetur Ballkanin e Hapur, Presidenti i Bashkimit Evropian, zgjodhi të përdorte gjuhën frënge.

Micheal: Unë personalisht, e mbështes Ballkanin e Hapur dhe mendoj që të gjithë duhet të bashkohen në këtë nisëm, sepse do të kenë më shumë mundësi për bashkëpunim dhe për të forcuar strukturat ekonomike. Kjo e afron Ballkanin Perëndimor me BE-në.

Edhe pse Brukseli nuk ka arritur ende Sofian të heqë veton, pas 23-24 qershorit Kryeministri Edi Rama është i bindur se do të bindë 27 vende që në procesin e integrimit Shqipëria të ndahet nga Maqedonia e Veriut.

EMISIONET