Berisha: Dvorani ka fshehur apartamentin, Ina Rama pjesë në puçin e 21 janarit, janë për ndjekje penale

Në një dalje nga selia blu për mediat ish-kryeministri Sali Berisha u shpreh se Ina Rama dhe Ardian Dvorani janë subjekt ndjekje penale për veprimtarinë e tyre në detyrë.

Ai tha se Dvorani ka deklaruara se Albtelekom i ka paguar 17 mijë euro për deklarimet e apartamentit, ndërsa Ina Rama mori pjesë në pucin e 21 janarit.

Berisha: Që të dy janë subjekt ndjekje penale për veprimtarinë e tyre në detyrë. Dvorani ka fshehur 82 mijë euro, ai ka kontratën e apartamentit për 92 m katërorë, kur rezulton 128 m katërorë. Dvorani ka deklaruara se Albtelekom i ka paguar 17 mijë euro për deklarimet e apartamentit. Ai është simbol më i nxirë i korrupsionit të gjyqësorit. Ina Rama mori pjesë në pucin e 21 janarit, ajo ndërmori një akt të zinxhirit të komandës me qëllimin e vetëm se dështimi i fazës së parë të kishte sukses në fazën e 2, ka kryer një veprimtari antikushtetuese e cila nuk parashtrohet kurrë. 

EMISIONET