KËRCET PUSHKA NË DUKAGJIN/ Gjendet i vr*rë një person brenda automjetit në aksin Prekal-Kir (EMRI)

Një ngjarje e rëndë ka tronditur mbrëmjen e sotme zonën e Dukagjinit në Shkodër. Një person është gjetur i vrarë me armë zjarri në aksin rrugor Prekal-Kir, ndërsa policia ka nisur hetimet për identifikimin dhe kapjen e autorit ose autorëve.

Viktima është identifikuar si Aleksandër Koçeku, i cili sipas policisë është gjetur brenda një automjeti, rreth orës 19:00, me plagë të shkaktuara nga arma e zjarrit.

Menjëherë pas njoftimit, shërbimet e policisë kanë mbërritur në vendin e ngjarjes dhe kanë nisur kontrollet në zonë për të siguruar prova dhe për të zbardhur rrethanat e krimit.

Për rastin është ngritur një grup i posaçëm hetimor, ndërsa po punohet nën drejtimin e Prokurorisë së Shkodrës për dokumentimin e plotë të ngjarjes dhe përcaktimin e përgjegjësive.

Ngjarja vjen në një zonë ku emri i Aleksandër Koçekut ishte përmendur edhe më herët në hetimet për vrasjen e 19-vjeçarit Pavlin Preka, i vrarë në shkurt të vitit 2025 në fshatin Guci e Re në Shkodër.

Për këtë ngjarje të mëparshme, Prokuroria ka zgjatur hetimet ndaj të dyshuarve, mes tyre edhe ndaj personave të lidhur me familjen Koçeku, ndërsa vijojnë veprimet për mbledhjen e provave dhe marrjen në pyetje të dëshmitarëve.

Hetuesit po punojnë për të zbardhur nëse ngjarja e sotme ka lidhje me konfliktet e mëparshme apo bëhet fjalë për një motiv tjetër.

 

EMISIONET