DETAJET/ Ngjarja në Dukagjin dyshohet për hakmarrje. Vr*sja pak orë pasi prokuroria shtyu hetimet për viktimën e sotme, i dyshuar për përfshirjen në ekz*kutimit të 19-vjeçarit në shkurt

DETAJET/ Ngjarja në Dukagjin dyshohet për hakmarrje. Vr*sja pak

Është identifikuar viktima e atentatit të regjistruar mbrëmjen e sotme në Shkodër. Bëhet fjalë për Aleksandër Koçekun, i cili u gjet i vrarë me armë zjarri brenda automjetit të tij.

Sipas informacionit paraprak të Policisë, ngjarja ndodhi rreth orës 19:00 në aksin rrugor Prekal–Kir, ku Koçeku u gjet në automjet, i dyshuar se ishte qëlluar me armë zjarri.

Pas marrjes së njoftimit, shërbimet e Policisë mbërritën në vendngjarje dhe nisën kontrollet në zonë për identifikimin dhe kapjen e autorit ose autorëve të dyshuar.

Ndërkaq vrasja e Koçekut vjen vetëm pak orë pasi u raportua në media që Prokuroria e Shkodrës vendosi të shtyjë hetimet me 3 muaj ndaj viktimës së sotme, i cili po hetohej për vrasjen e një 19-vjeçari në 25 shkurt të këtij viti.

RAPORTIMI NË MEDIA SOT

Me arsyetimin se nevojiten të kryhen veprime të tjera hetimore, si pyetja e dëshmitarëve si dhe administrimi i akteve të ekspertimit, Prokuroria e Shkodrës vendosi të zgjasë edhe 3 muaj të tjera, hetimet ndaj të dyshuarve për vrasjen e Pavlin Prekës në oborrin e shtëpisë së tij më 26 Shkurt 2025 në fshatin Guci e Re në Shkodër.

Për vrasjen e 19-vjecarit, janë vënë në pranga Vasel Koceku dhe Klaudio Lisaj, ndërsa ka dyshime se në ngjarje është i përfshirë dhe Aleksandër Koçeku.

Prokuroria sqaron se Preka u vra pasi planifikoi të rrëmbente vajzën e Vasel Kocekut, me qëllim për tu fejuar me të, edhe pse e mitura nuk kishte shprehur pëlqim.

“Duke analizuar provat e mbledhura deri më tani rezulton se shtetasi Vasel Koçeku, Aleksandër Koçeku dhe Klaudio Lisaj në bashkëpunim mes tyre kanë përgatitur planin dhe kanë realizuar vrasjen e viktimës Pavlin Preka për shkak të qëllimeve dhe veprimeve të tij për “grabitjen” e vajzës së shtetasit Vasel Koçeku për t’u fejuar, pa pëlqimin e vajzës, emrin e së cilës e ka tatuazh dhe në qafë”, thekson prokuroria.

Lidhur me këtë ngjarje, institucioni i akuzës thotë se ka veprime të tjera hetimore për të kryer, të cilat nuk janë mundur të përfundohen brenda afatit hetimore.

Gjithashtu thekson se nuk është bërë e mundur të administrohen të gjitha aktet e ekspertimeve të tjera, pyetja e të gjithë dëshmitarëve dhe personave të dyshuar dhe kryerja këtyre veprimeve hetimore, harmonizuar me provat e grumbulluara dhe ato që do të diktohen në vijimësi do të bëhet përfundimi i hetimeve paraprake.

Me këto argumente, hetimet ndaj të dyshuarve janë zgjatur deri më datë 15 shtator 2026. /Balkanweb

EMISIONET