“Një natë e jashtëzakonshme”/ Kunata e Taylor Swift flet për dasmën luksoze të këngëtares dhe Travis Kelce

“Një natë e jashtëzakonshme”/ Kunata e Taylor Swift

Dasma e Taylor Swift dhe Travis Kelce vazhdon të jetë në qendër të vëmendjes, ndërsa familjarët e yllit të NFL-së kanë ndarë përshtypjet e tyre për ceremoninë madhështore që u zhvillua në New York. Kylie Kelce, bashkëshortja e Jason Kelce, e ka përshkruar eventin me një fjalë të vetme: “e pabesueshme”.

Kunata e re e këngëtares foli për dasmën gjatë një daljeje publike, ku u shfaq së bashku me bashkëshortin e saj, ish-lojtarin e NFL-së. Edhe Jason Kelce ndau emocionet e tij për ceremoninë, duke e cilësuar mbrëmjen si një përvojë të veçantë dhe plot momente argëtuese.

Ish-ylli i Philadelphia Eagles foli me humor edhe për festën, duke treguar se atmosfera ishte aq e veçantë sa gjatë mbrëmjes kishte konsumuar më shumë se 15 birra.

Taylor Swift dhe Travis Kelce u martuan më 3 korrik në Madison Square Garden, në një ceremoni private që mblodhi rreth 1000 të ftuar.

Organizimi madhështor, detajet luksoze dhe kostoja e raportuar prej afro 50 milionë dollarësh e kthyen eventin në një nga dasmat më të përfolura të vitit.

Marrëdhënia mes Taylor Swift dhe familjes Kelce është forcuar gjatë viteve të fundit, ndërsa Kylie Kelce dhe këngëtarja janë parë shpesh së bashku në ndeshjet e Travis Kelce dhe në evente familjare.

Pas martesës, vëmendja ndaj çiftit vijon të jetë e madhe, ndërsa fansat në mbarë botën ndjekin çdo detaj nga kapitulli i ri i jetës së tyre.

EMISIONET