“TË VËRTETAT” E ALMA KAÇIT - Vajza e videos erotike me Safet Gjicin thyen heshtjen: Mision ishte diskretitimi/ INTERVISTA
“Ora News” ka intervistuar Alma Kaçin, të renë e cila u shfaq në video me ish-kryetarin e bashkisë Kukës, Safet Gjicin në momente intime. Ajo ka treguar nga takimi i parë më të dhe të gjithë historinë e ngjarjes. Kaçi kërkon që në këtë episod të mos merren me djalin e saj të mitur, për shkak edhe të paragjykimeve. Thirrja e saj është vetëm drejtësi
Alma Kaçi zgjodhi televizionin “Ora News” për të rrëfyer për herë të parë të vërtetën e saj pse e regjistroi Safet Gjicin në momente intime në zyrën e kryebashkiakut të Kukësit.
Alma Kaçi: “Normalisht, motivimi ishte për të demaskuar një titullar, që qytetarët presin atje tek dera për të qarë hallin e tyre dhe ai abuzon me zyrën e shtetit”.
Tregon se tenderi rahabilitimit të qenve ka qënë kamuflim pasi qëllimi i saj ka qënë deskriditimi i zyrtarëve që abuzojën më detyrën.
Alma Kaçi: “Prezantimi i projektit dhe vetë projekti ka qenë thjesht një fabul”.
Kaçi prej gati 4 muajsh po përballet me dy sfida në jete atë më drejtësinë dhe me përballjen me opinionin publik.
Kërkon që nga kjo vorbull reagimesh të mbajë larg djalin e mitur për të cilin thotë se denoncoi abuzimet.
Alma Kaçi: “Është një fëmijë që po i përjeton të gjitha, pavarësisht se nuk di gjë, sepse e kam shkëputur nga rrjetet sociale. Por jam e sigurt që opinioni publik do të thotë se pse nuk mendove për fëmijën, e kështu e ashtu. Jo. Sepse ky brez i ardhshëm të mos ndeshen me abuzime të tilla”.
Thirrja e vetme e ALMA K., siç u bë e njohur është që të bëhët drejtësi.
Alma Kaçi: “I drejtohem vetëm drejtësisë, që të paktën po privohet e drejta e fëmijës tim. Të paktën t’i japë të drejtën të jetojë ai. Dhe të jetosh nuk do të thotë që vetëm duhet të marrësh ajër. Të jetojë me të gjitha këndvështrimet siç jeton një fëmijë”.
Alma Kaçi po hetohet me masën e sigurisë arrestit në banesë pas video-skandalit me kryebashkiakun e Kukësit, Safet Gjici. Për shkak se ka një fëmijë të mitur, ajo kërkon të vijojë procesi në gjendje të lirë.
PAS PAK INTERVISTA E PLOTE