SPAK kërkon 1 vit burg për anëtaren e KPK-së Etleda Çiftja, Gjykata e Lartë do të vendosë më 26 shtator

SPAK kërkon 1 vit burg për anëtaren e KPK-së Etleda

Gjykata e Lartë ka caktuar datën 26 shtator për shqyrtimin e akuzave të SPAK kundër Etleda Çiftes, gjyqtares së Shkallës së Parë të vetingut. Anëtarja e KPK u gjykua në Shkallën e Parë dhe Apelin e Gjykatës së Posaçme për “falsifikim të dokumenteve” dhe “deklarim të rremë të pasurisë” dhe fitoi pafajësi në të dy shkallët. Por SPAK këmbëngul në fajësinë e anëtares së KPK.

Rekursi i SPAK do shqyrtohet në dhomë këshillimi nga një kolegj penal i përbërë nga gjyqtarët Ilir Panda, Sokol Binaj dhe Sandër Simoni.

Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka kërkuar 1 vit burg për anëtaren e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, KPK, Etleda Çiftja, të konvertuar në shërbim prove.

Vendimi i pafajësisë për zyrtaren e lartë të vetingut, u dha më 12 janar 2023, ku Gjykata e Apelit la në fuqi verdiktin e dhënë nga Shkalla e Parë.

Në Gjykatën e Posaçme të Apelit vendimi është marrë nga trupi gjykues i kryesuar nga gjyqtarja Miliana Muçaj, dhe anëtare Igerta Hysi e Daniela Shirka.

Sakaq, në shkallën e parë, vendimi i pafajësisë për Etleda Çiftjan u dha nga gjyqtari Erjon Bani, i cili çmoi se fakti objekt gjykimi nuk përbënte vepër penale, por vetëm “kundërvajtje administrative”.

Ndërkohë, SPAK, ka theksuar në dosje se Çiftja ka dashur të blejë një apartament në Tiranë në vitin 2006 në vlerën rreth 42 mijë USD dhe për shkak të pamundësisë financiare i është drejtuar një banke për kredi, ku ka kërkuar vendosjen e një pasurie të paluajtshme si kolateral.

Sipas prokurorisë, apartamenti që është dakordësuar për t’u blerë nuk ishte i hipotekuar dhe nuk mund të vendosej si kolateral ndaj banka ka kërkuar një pasuri tjetër si garanci.

Akuza theksonte se zyrtarja e vettingut ka përdorur si garanci dy prona të babait të saj në Kavajë, për të cilat ishte bërë kontratë shit-blerje ku pretendohej se vlera e tyre ishte shënuar në mënyrë të gabuar.

Nga hetimi ka rezultuar se parcelat e tokës në fjalë kanë qenë dhurim nga babai dhe se Çiftja nuk kishte kryer pagesë për pronat e përfituara, të cilat i kishte hedhur ne emër të saj vetëm për ti përdorur si kolateral për kredinë.

spak elton qyno etleda Çiftja kpk gjykata e lartë

EMISIONET