Karabina: Hetim parlamentar për fondet e BE-së në bujqësi dhe “investitorët strategjikë”. Rama është në hall të madh

Zëdhënësja e Partisë Demokratike zyrtare, Mirela Karabina në studion e lajmeve në “Ora News”, deklaroi se forca që ajo p[ërfaqëson nga shtatori do të nisë aksionin e saj opozitar, ku si fillim renditi nismën për hetimin parlamentar të fondeve të Bashkimit Evropian për sektorin e Bujqësisë.

“Duhet të mësojmë se ku kanë shkuar paratë e taksapaguesve evropianë. Do kërkojmë hetimin e invetitorëve të ashtuquajtur strategjikë”, theksoi Karabina.

Karabina: Hetim parlamentar për fondet e BE-së në bujqësi

Ndër të tjera Karabina vlerësoi rolin e opozitës në denoncimin e aferave më të mëdha korruptive në vend, ndërsa tha se strategjia e PD-së është jo vetëm denoncimi nga selia i këtyre aferave, por edhe paditë penale konkrete.

Duke iu referuar konferencës së sotme për shtyp të kryeministrit shqiptar, Karabina theksoi se Edi Rama është në hall të madh.

“Edi Rama duhet kuptuar për ato çfarë deklaroi, pasi ai sot është në hall të madh. Pasi është një vjedhje e madhe që i është bërë Shqipërisë nga një grusht njerëzish.

Kemi vjedhjen me incineratorët, kemi vjedhjen me sterilizimin, kemi ministra dhe deputetë në burg dhe në arrati, prandaj Rakma është sot në hall, pasi edhe ai pas tyre e ka vendin vetëm para drejtësisë dhe në burg”, u shpreh ndër të tjera zëdhënsja e PD-së zyrtare, Mirela Karabina.

Në përfundim ajo i bëri thirrje demokratëve që t’i bashkohen PD-së me Lulzim bashën në krye si alternative më e mirë e shqiptarëve.

pd anila zyberaj mirela karabina pd zyrtare

EMISIONET