SKANDALI ME “TIMS”-in/ Prokuroria nis verifikimet, pritet të merret në pyetje i gjithë zinxhiri komandues i Policisë

Prokuroria e Tiranës ka regjistruar procedim penal në lidhje me kallëzimin e Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore (AMP), për ndërhyrjen në sistemin TIMS, për “Shpërdorim detyre” dhe “Ndërhyrje e pa autorizuar”.

Në kuadër të këtyre hetimeve, Prokuroria i ka kërkuar AMP të marrë në pyetje të gjithë zinxhirin drejtues dhe efektivët bazë që kanë pasur lidhje me rastin konkret.

Krahas kësaj, pritet të mblidhen disa provave të tjera, që lidhen me akt ekspertime të kompjuterëve në ato zyra.

“Materialet e dorëzuara nga Agjencia e Mbikëqyrjes Policore në Prokurorinë e Tiranës për situatën në sistemin e Drejtorisë Teknologjike të Informacionit (TIMS) duket se kanë qenë të pa plota. Prokuroria e ka deleguar fashikullin për të cilin po hetohet në AMP, ku po kryhen veprimet shtesë.

Kallëzimi i AMP erdhi pak ditë pas denoncimit të skandalit që nxori në një reagim edhe ambasadën e SHBA e cila ngriti shqetësimin për rrjedhjen e të dhënave.

I ngarkuari me punë i ambasadës amerikane në Tiranë, Martin McDoëell në një takim me ministrin e Brendshëm Taulant Balla shprehu shqetësimin e SHBA lidhur me shkeljen në sistemin TIMS në Policinë e Shtetit, duke kërkuar hetim të shpejtë dhe të plotë si dhe duke ofruar mbështjetjen amerikane sa iu përket hetimeve”, raporton gazetari Edison Vatnikaj.

skandali prokuroria edison vatnikaj sistemi tims

EMISIONET