LISTA E PLOTË/ Dosja "Gërdeci", SPAK kërkon të marrë në pyetje 52 persona për çështjen "Mediu"
Prokuoria e Posaçme ka kërkuar pyetjen si dëshmitarë të 52 personave në lidhje me çështjen ndaj ish-ministrit të Mbrojtjes, Fatmir Mediu.
Mësohet se SPAK kërkoi nga gjykata që në procesin ndaj Mediut të merren në pyetje ish-ministri Aldo Bumçi dhe djali i ish-kryeministrit Sali Berisha, Shkëlzen Berisha, i cili renditet i 52-ti në listë.
Po ashtu mësohet se u kërkua pyetja si dëshmitar e të gjithë te pandehurve të procesit të parë të dosjes “Gërdeci”.
Mes personave të thirrur si dëshmitarë në këtë proces, janë edhe familjarë të viktimave të ‘Gërdecit’ si dhe përfaqësues të kompanisë SAC; Patric Corneilous Henry, David Clark Howell, Sidney Tison Mac Intyre,, William Merrit Hart,Sodney Spencer Taylor, si edhe Ylli Pinari, ish-drejtori i ndërmarrjes shtetërore “MEICO”.
Kujtojmë se më herët këtë muaj GJKKO vendosi të miratonte kërkesën e ish-ministrit Mediu për vijimin e procesit me procedurë të zakonshme, duke hequr dorë nga gjykimi i shkurtuar.