“Shyqyr që ke dal shëndosh”/ Behar Bajri: Këta k...at e Braçes duan pajtim, por janë duke hangër k...
Mes bisedave të përgjuara në “Sky”, zbulohet dhe një detaj për një tratativë negocimi për të bërë paqe mes Licëve dhe Bajrave.
Por në këtë mes qëndron interesi i Astmer Bilalit, i cili në luftën me Licët ka humbur babain dhe xhaxhain në Shkodër.
Mes bisedave të përgjuara, Behari i shprehet Pëllumb Gjokës që: “Edhe ne nuk e duam në burg, Ibrahim Licin, por do të flasim se kam ustaj (ustallarë) që e kapi vetë”.
Mes të tjerave Behari i thotë Pëllumbit: “...më kanë çu fjalë ato sonte, ato kurvat e “Braçes”, “Lict””.
Pëllumbi e pyet se: “Çfarë të thanë?”
Behari i shkruan që: “Kan qef me u pajtu dhe me dëmtu Astmerin. Por janë duke hangër k... ato përpara. Se i thash, thuj të dalin e të vritna. Por është me cic-mic, do të flasim nga afër kur të takohena”.
Pëllumbi i shkruan që: “Kujdes mos duan me të vënë në gjumë”.
Behari i shkruan: “Unë jam duke i vënë në gjumë, se nuk kam pajtim me to”.
Më datë 13 korrik 2020, në orën 17:50, Pëllumb Gjoka duke përdorur 7142D9 komunikon me përdoruesin e OZO41K i identifikuar si shtetasi Prekë Kodra.
Preka i shprehet që: “Kam nevojë të bëj një radiografi me atë doktorrin tënd që takuam atë ditë, se kam dalë keq me mushkëritë dhe mezi marrë frymë”.
Pëllumbi i shkruan që: “Kur të duash shkojmë bashkë që të bëjmë një skaner, sepse edhe unë s’kam qenë mirë. Hajde nesër nga ora 11-12 shkojmë bashkë bëjmë skanerin e mushkërive”.
Më datë 14 korrik 2020 në orën 10:25 Behar Brajoviq duke përdorur TIV9E3 komunikon me përdoruesin e 7142D9 i identifikuar si Pëllumb Gjoka.
Ky i fundit i shkruan që: “Jam me Prekën”.
Behari i shkruan: “M’i bëj të fala. Ku je, në Tiranë?”
Pëllumbi i shkruan: “Po në Tiranë, po shkojmë me bo nga një skaner më vonë”.
(biseda vazhdon në lidhje me disa armë blindshpuese që ka parë Preka)
Pëllumbi i shkruan: “Vëlla a t’ja jap kontaktin tënd?”
Behari i shkruan: “Po jepja”.
Pëllumbi i shkruan: “Pranoje “Jezerca””.
Në orën 10:54 Behar Brajoviq duke përdorur TIV9E3 komunikon me përdoruesin e OZO41K i identifikuar si Prekë Kodra.
Preka i shkruan që: “Shyqyr që ke dal shëndosh”.
Behari i shkruan: “Falëminderit dhe kur të kesh kohë po rrim ndonjë ditë”.
Preka i shkruan: “Po do të rrim, por nuk dua njerëz të tjerë, vetëm unë edhe ti”.
Më datë 16 korrik 2020 ora 12:48 Behar Brajoviq duke përdorur TIV9E3 komunikon me përdoruesin e 7142D9 i identifikuar si Pëllumb Gjoka.
Pëllumbi i shkruan: “O vëlla, Lul Kulla ka shok Gëzim Celën në Patok, ta dish. Dhe ma e dit para ai që po shkon ti aty e din edhe Bardhoku. Llogaritë bëni vetë”.
Behari i shkruan që: “I kam marrë masat, ku ma e marr me u has me atë këtu. Minukun e kam mbrapa, sepse dhe atij kam për tja q... ropt e tij. Të parin dua Dorin, Blertin, Bardhokun. Lict të hajn k... përveç atij që është duke nejt në Tiranë”.
Pëllumbi e pyet se: “Ku po qëndron, Tiranë?”
Behari i thotë: “Ibrahimi, ndaj duhet bërë çmos se ku me ja gjet shtëpinë”.