Ripërtëritja e PD-së/ Kuçana: Rezoluta është për përmirësimin e PD-së, duhet të rikthehet rithemelimi
Ilirjana Kuçana, e ftuar në studion e 'Ora News', ka theksuar nevojën urgjente për reformimin e opozitës dhe rikthimin e besueshmërisë te qytetarët që nuk marrin pjesë në votime.
" Shqipëria është në një hall të madh. Tregon që politika duhet të përmirësohet. Tregon që opozita duhet të përmirësohet, dhe opozita ka vend plot për t'u përmirësuar. Dhe në rezolutën time pikërisht kam kërkuar një qasje tjetër me sheshin. Kur them sheshi e kam edhe për ata njerëz të cilët janë në shtëpi por mendojnë si sheshi.
E kam edhe për ata të cilët nuk dalin asnjëherë të votojnë. Dhe Partia Demokratike që të vijë në pushtet dhe të bëjë shtet, do të duhet patjetër të lidhet me sheshin, do të duhet patjetër të lidhet me elektoratin gri, do të duhet patjetër të lidhet me ata të cilët nuk votojnë.
Dhe që ata të votojnë duhet besueshmëri, dhe si forcë opozitare do të duhet të ngrejë besueshmërinë. Patjetër që rezoluta është një rezolutë e cila është e qartë dhe e kuptueshme për cilindo. Edhe për ata të cilët s'duan ta kuptojnë, edhe për ata të cilët, po themi, me djallëzi kanë dashur ta komentojnë. Ajo është një rezolutë jo për Iliriana Kuçanën, po është një rezolutë për përmirësimin e Partisë Demokratike. Që do të thotë, Partia Demokratike duhet të rikthehet tek rithemelimi", u shpreh Kuçana.
Ndiqni intervistën e plotë:

