As Berisha, as Basha, as Alibej, gazetarja tregon kush e ka marrë vulën e PD-së
Partia Demokratike zyrtarisht është e ndarë në dy grupime, të cilët duket se funksionojnë si parti paralele e njëra-tjetrës, ku secila nga to ka të njëjtin emërtim strukturash.
Bëhet fjalë për grupimin e Rithemelimit që drejtohet nga ish-kryeministri Sali Berisha dhe Partinë Demokratike zyrtare, në krye të së cilës është rikthyer Lulzim Basha.
Por ajo që i ndan jo vetëm fizikisht demokratët e këtyre dy grupimeve është vula dhe logoja e partisë, të cilën ligjërisht nuk e ka as Rithemelimi dhe as Lulzim Basha.
Gazetarja e Rtv “Ora News” Mola Luku thotë se vulën e PD-së nuk e ka asnjëri nga lidershpi i dy grupimeve, por e ka Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Gazment Bardhi, oi cili tashmë duket se është shumë larg jo vetëm qëndrimeve të Lulzim Bashës, por edhe të rikthimit të tij.
“Më këtë moment që flasim opozita është më e përçarë se asnjëherë më parë në historinë e saj. Kemi një Parti Demokratike të përçarë në 3 grupime. Kemi grupin e Rithemelimit, i cili përkjrahet nga shumica më e madhe e grupit parlamentar që doli nga zgjedhjet e 2021, por edhe që ka dhe numrin më të madh të votuesve, ku në zgjedhjet vendore të dy muajve më parë mori mbi 500 mijë vota.
Më pas kemi grupimin e Vulës së PD-së. Kemi rikthimin e Lulzim Bashës pas 1 viti e gjysëm. Dhe tanimë kemi një grupim të Vulës të rikthyer, por të ri. Ky grupim mbështetet nga 8 deputetë.
Grupimi i Gazment Bardhi mbështetet nga pjesë tjetër e deputetëve që është më e madhe se ajo e Bashës, të cilët nuk kërkojnë një lider, por kanë kërkuar gjithmonë zgjedhjen dhe ristrukturimin e partisë, dhe më pas të dilej me zgjedhjen e një lideri. Pra kemi 3 grupime që kanë qëndrime krejtësisht të kundërta.
Kemi një PD që është ende në kërkim të vulës, çështje që është rikthyer në Shkallën e Parë të Gjykatës. Por deri sa ta zgjidhë Gjykata, Vulën e PD-së e ka Gazment Bardhi”, shprehet gazetarja Mola Luku.