Metani i përgjigjet Berishës: Çdokush që kërkon të intimidojë punën e ILD, ta harrojë

Metani i përgjigjet Berishës: Çdokush që kërkon

Inspektori i Lartë i Drejtësisë, Artur Metani i ktheu sot përgjigje kreut të grupit të Rithemelimit në PD, Sali berisha, i cili një ditë më parë kërkoi dorëheqjen e tij.

I pyetur në një intervistë me gazetaren Anila Hoxha, nëse ka një koment pas kërkesës së Berishës për  dorëheqjen e tij një ditë më parë, Metani u shpreh se, “unë nuk kam dëshirë të merrem me komente politike, por do respektoj pyetjen tuaj. Për rastin konkret, por edhe kujtdo tjetër, që ka ankesa apo akuza ndaj Inspektorit të Lartë të Drejtësisë ose Artur Metanit, i them që të shkojë në prokurori”.

“Së dyti, çdokush që kërkon të intimidojë ose të ndikojë, apo të bëjë presion në punën e Inspektorit të Lartë të Drejtësisë, ta harrojë! Ta harrojë!”, theksoi Metani.

Berisha deklaroi dej në një dalje për mediet se, “kërkoj dorëheqjen e menjëhershme të inspektorit të lartë të drejtësisë, Artur Metani, i cili është ligjërisht dhe penalisht një nga përgjegjësit më kryesorë të aferës së djegësave në Shqipëri’.

EMISIONET