Perfeksionizmi nuk lind rastësisht, psikologët zbulojnë çfarë fshihet pas tij...

Shumë gra që përpiqen të jenë perfekte, vuajnë nga vetëvlerësimi i ulët ose përfundojnë në marrëdhënie të lodhshme, mund të kenë një të përbashkët: janë rritur me prindër narcisistë.
Sipas psikologes Sarah Davis, autore e librit Raised by Narcissistic Parents, prindërit narcisistë shpesh janë emocionalisht të distancuar dhe manipulues, duke i bërë fëmijët të besojnë se dashuria fitohet vetëm përmes bindjes, suksesit dhe perfeksionit.
Ekspertët shpjegojnë se fëmijët e rritur në këto ambiente zhvillojnë ndjenjë faji, frikë nga refuzimi dhe vështirësi për të vendosur kufij apo për të krijuar marrëdhënie të shëndetshme.
Shpesh, këto përvoja lidhen me traumën komplekse emocionale, e cila vazhdon të ndikojë edhe në moshën madhore.
Psikologët theksojnë se njohja e këtyre modeleve është hapi i parë drejt shërimit, duke ndihmuar individët të kuptojnë se plagët emocionale nuk janë faji i tyre, por pasojë e një fëmijërie në një mjedis toksik.

