“RENEA ka ikur sot”/ “ZEQO”-ja te “Metamorfoza, dyshohet se është drejtues i lartë policie. Zbardhen komunikimet e Gjokës

“RENEA ka ikur sot”/ “ZEQO”-ja te “Metamorfoza,

Në komunikimet mes grupeve kriminale të zbardhura nga zberthimi i EncroChat dhe Sky EÇ del në pah një bisede mës Behar Bajrit dhe Pllumb Gjokës për 3 shtetas të dyshimë për të cilën Behari kishte nisur të shfaqete shqetësim.

Më datë 31.07.2020 ora 20.42 shtetasi Behar Brajoviq  komunikon me Pëllumb Gjokën.

Behari i shkruan se: “A po e pyet atë shokun tënd (Ardit Hasanbegaj), se kam informacion për nja tre veta që kanë marrë një hyrje tek pallati i Senadit në katin e 5. Por kam frikë me ju hy se mos dalin që janë polic, sepse nëse nuk janë shtet do t’ju plasem brenda në shtëpi”.

Në orën 20:45, Pëllumb Gjoka komunikon me Edmond Prekën.

Pëllumbi e pyet: “Nëse ke shkuar në shtëpi” dhe më pas i kërkon t’ja çojë telefonin "Zeqos" që të flasë.

Në orën 21:16 Edmondi i shkruan: “Na foli”.

Pëllumbi i shkruan: “O vlla, a keni ndonjë grup vëzhgimi në Dobraç, nja 3 çuna rreth të 30-tave?”

(Zeqo) i shkuan: “Vëlla në dijeninë time jo, vetëm nëse i kanë lënë pa më thënë mua”.

Pëllumbi i shkruan: “A ke mundësi me pyet".

(Zeqo) i shkruan: “Po kam pyt vëlla dhe më kanë thënë kemi ik. 99% nuk janë tanët, se kanë ik pardje. RENEA ka ikur sot”.

Pëllumbi i shkruan: “I bie të jenë gjujtësa”.

(Zeqo) i shkruan: “Pastaj këta tanët vetëm në kushte të jashtëzakonshme veprojnë natën”.

Në vazhdimësi ju shkruan: “O vëlla, bjeru, se i kontrolloj unë nesër nëse kanë dokumenta me vete. Mund të jenë dhe për hesap të vetë, por nuk besoj të vijnë pa më thënë mua”.

behar bajri pëllumb gjoka

EMISIONET