Behar Bajri: Thuji shefit sa lek do, hap gojën vetëm të tregojë Ibrahimin. Shkoj e vras ku të jetë, veç ke shpia jo

Behar Bajri: Thuji shefit sa lek do, hap gojën vetëm të
Ibrahim Lici, Behar Bajri dhe Genc Tafili

Për sigurimin e kushteve të vrasjes së Dorian Duli, Ibrahim Lici dhe Genc Tafilit, janë përfshirë shumë persona, mes të cilëve dhe Ben Noka.

SPAK ka analizuar aktet e dërguara nga autoritetet franceze të drejtësisë që ju përkasin komunikimeve të SkyECC të disa prej personave nën hetim.

Referuar bisedave të realizuar nga përdoruesit e SkyBCC në periudhën kohore nga data 1 korrik 2020 e në vazhdimësi, ndërmjet Behar Brajoviq "TIV9E3", Pëllumb Gjoka "7142D9", Prekë Kodra "OZO41K", Astmer Bilali "62Y87A", Bardhyl Mavraj "2Q4RSM", Denis Brajoviq "B045ZY", Ardrit Hasanbegaj "DGLXJM" dhe Aleks Ndreka "S6EMTP" del në pah sigurimi i kushteve dhe masat që janë marrë nga bashkëbiseduesit dhe persona të tjerë ende të pa identifikuar për organizimin dhe realizimin e vrasjes së shtetasve Dorian Duli, Ibrahim Lici dhe Gene Tafili.

Evidentohen personat që janë angazhuar për të ndjekur gjitha lëvizjet, saktësimin e banesës, vendet që frekuentojnë, personat me të cilët shoqërohen, numrat e telefonit dhe fotografi të këtyre shtetasve me qëllim eliminim fizik të tyre.

Vrasja e këtyre shtetasve është porositur nga Behar Brajoviq për shkak të konflikteve që ky shtetas ka me ta dhe në shenjë hakmarrje në lidhje me dyshimet që këta shtetas janë të përfshirë në angazhime kriminale kundër shtetasit Behar Brajoviq.

Behar Brajoviq ka pasur rolin e porositësit për vrasjen e shtetasve Dorian Duli dhe Ibrahim Lici duke angazhuar shtetasit Pëllumb Gjoka, Ardrit Hasanbegaj, Prekë Kodra, Aleks Ndreka dhe persona të tjerë ende të pa identifikuar për sigurimin e informacioneve në lidhje me vendndodhjet e tyre.

Pëllumb Gjoka ka pasur rolin e sigurimit të informacioneve në lidhje me vendndodhjen e Dorian Duli dhe Ibrahim Lici me qëllim njoftimin e Behar Brajoviq.

Më datë 2 korrik 2020, rreth orës 12:13 Behar Brajoviq duke përdorur TIV9E3 komunikon me përdoruesin e 7142D9 i identifikuar si shtetasi Pëllumb Gjoka.

Ndër të tjera komunikimi vazhdon nga shtetasi Pëllumb Gjoka i cili i jep porosi Beharit që të ketë kujdes mos të dalë shumë dhe kur të dalë dhe mos të flej gjumë.

Të dyja palët flasin për Lulzim Kullën, një personazh i botës së krimit dhe dhëndri i familjes Lici në Shkodër. Lul Kulla, i ka shpëtuar një atentati me tritol në Shkodër.

Mes emrave që dalin në dosje është dhe ai i Ben Nokës, ku Behari shprehet se do e takojë dhe do i kërkojë ndihmë për ta mbaruar punën e Dor Dulit në Lezhë dhe jo në Shkodër.

Vrasjen e Dor Dulit, Bajrat kërkonin ta kryenin për shkak se ai rrinte shpesh me Licët dhe se Duli frekuentonte shpesh banesën e Gjin Boriçit pas vrasjes.

Behari tregon që, "Luli" nuk del fare dhe se fëmijët i ka nisur jashtë shtetit dhe ushqimin ja çojnë të tjerët, por ishalla po e nxjerr kryt.

Behari i shkruan që, sot është duke ardhur të më takoj Ben Noka do të flas një herë me të të më ndihmoj për "Dorin" (Dorian Duli) që ta "heku" në Lezhë.

Pëllumbi shprehet që, ti duhet ta ndash mendjen për "Dorin" sepse ai shkon në Shëngjin.

Behari shprehet që, e kam të ndame dhe se du ma e "hek", por kam qef ta heq jashtë Shkodre.

Pëllumbi e pyet edhe për një person me emrin "Bardhok" nëse ka shkuar ta takoj? Behari shprehet që, nuk ka ardhur akoma, por besoj që do të vij.

Pëllumbi i tregon që, Bardhoku është elektron i lire dhe ai i kryen takimet, mendoje.

Behari shprehet që, po, për atë kam qef por jo vetëm, kam qef bashkë me "Blertin".

Pëllumbi i shprehet që, "Preka" (Prekë Kodra) është shok i mirë dhe i sygjeron që të gjykoj me qetësi dhe të mbledh informacion një herë.

Behari i tregon që, "Brahimi" (Ibrahim Lici) qenka në kërkim.

Pellumbi i shprehet që, sot do të takoj këtë shokun e policisë në Shkodër dhe ti them për ndonjë info për "Brahimin".

Behari i shprehet që, "...nëse e merr vesh premtoji sa lek don veq te thojn shpin edhe sa lek don hap gojen kudo që të jetë hyj dhe vras. Marr njerëz boll dhe i organizoj, vetëm tek shtëpia e vet mos të jetë.

Behari e pyet Pellumbin, nëse ke besim tek ky polici dhe ai i përgjigjet që po kam besim dhe do të flas me të edhe do të them.

Behar Bajri: Thuji shefit sa lek do, hap gojën vetëm të

Më datë 3 qershor 2020 ora 13:38 Behar Brajoviq duke përdorur TIV9E3 komunikon me përdoruesin e 7142D9 i identifikuar si Pëllumb Gjoka.

Behari i tregon që, mbrëmë erdhi dhe me takoj "Beni", mirë u ndava, më tha do të ndihmoj për Dorin se shkoka në Lezhë dhe kam unë baza më tha.

Dori shkoka me Genc Tafilin dhe me Colin. Do të ndihmoj më tha, unë kam prit me dal ti.

Pëllumbi shprehet që, merre me të mirë.

Në orën 22:39 Behar Brajoviq duke përdorur TIV9E3 komunikon me përdoruesin e 7142D9 i identifikuar si Pellumb Gjoka. Diskutojnë në lidhje me një person me emrin Daharin Naci, ka dal nga burgu.

Behari shprehet që ai Pëllumbi, ti duhet ta ndash mendjen për "Dorin" sepse ai shkon në Shëngjin.

Behari shprehet që, e kam të ndame dhe se du ma e "hek", por kam qef ta heq jashtë Shkodre.

Në orën 22:39 Behar Brajoviq duke përdorur TIV9E3 komunikon me përdoruesin e 7142D9 i identifikuar si shtetasi Pëllumb Gjoka.

Diskutojnë në lidhje me një person me emrin "Lali" që ka shkuar për të vizituar Beharin pasi ka dal nga burgu. Behari shprehet që ai nëndrejtorin dhe Shefin e Komisariatit i kishte të vetët.

Pëllumbi shprehet që, ato kanë nëndrejtorin dhe shefin e Komisariatit ndërsa ne kemi shefin e Krimit të Organizuar dhe e kemi informacionin 10, që ata nuk e dinë, dhe ti mos i thuaj.

Më datë 9 korrik 2020, ora 23:07 Behar Brajoviq duke përdorur TIV9E3 komunikon me përdoruesin e 7142D9 i identifikuar si Pellumb Gjoka. Behari i shkruan duke i thënë që, ma pyet atë shokun (Ardit Hasanbegaj) per "Bracen" (Ibrahim Lici) nëse është në kërkim, sepse më tha dikush që është në kërkim.

Pëllumbi i shkruan që, nesër do e pyes sepse sonte është shumë vonë.

Por më duket se është në kërkim policorë dhe kanë frikë ma e arrestuar se me aq prova sa ka, ma e kap dhe me dal, del me i fortë. Por flasim kur të takohena.

Behar Bajri: Thuji shefit sa lek do, hap gojën vetëm të
Ibrahim Lici, Behar Bajri dhe Genc Tafili

EMISIONET