Aksident i rëndë në aksin Cërrik-Gramsh, raportohet për disa të plagosur
Nga OraNews Përditësimi i fundit 4 Gusht 2023, 16:37
Nje aksident i rende raportohet te kete ndodhur kete te premte në aksin rrugor Cërrik -Gramsh.
Aksidenti ka ndodhur në afërsi të fshatit Cekin ku dy automjete janë përplasur me njëra-tjetrën, e si pasojë e aksidentit janë plagosur katër persona.
Të aksidentuarit janë dërguar në spitalin e Gramshit të cilët ndodhen nën kujdesin e mjekëve jashtë rrezikut për jetën. Në vendin e ngjarjes kanë mbërritur forcat e policisë ku po hetojnë për shkaqet e aksidentit.