Flet Denaj: U pyeta në SPAK për kohën që isha drejtoreshë e Shërbimeve Mbështetëse tek Financat
Anila Denaj u paraqit këtë të premte në SPAK pasi hetuesit kërkon dëshminë e saj për dosjen e sterilizimit. Denaj në atë kohë ka mbajtur detyrën e drejtoreshës së Fondit të Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor ku ka kundërshtuar çmimin e lartë të koncesionit.
Për rreth 2 orë ish ministria e financave dhe ekonomisë Anila Denaj u mor në pyetje nga SPAK
Ajo ka dhënë dëshminë mbi procesin dhe dosjen e sterilizimit ku i përfshirë rezulton të jetë edhe ish ministri i shëndetësisë Ilir Beqja.
Pas daljes nga SPAK ajo ka treguar së marrja në pyetje është kryer si person që ka dijeni për koncesionin e sterilizimit.
Denaj: Jam pyetur për informacion që kam dijeni gjatë kohë që kam qenë drejtoreshë e Shërbimeve Mbështetëse në Ministrinë e Financave në vitin 2014 në kohën që ky koncesion ka qenë në diskutim. Ky nuk është momenti për të dhënë më shumë detaje.
Në kohën e koncesionit ajo ka mbajtur postin e drejtoreshës së Fondit të Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor.
Në këtë detyrë ajo ka shfaqur pakënaqësi për çmimet e larta të sterilizimit e cila kaptë vlerën e 100 mln euro.
Sterilizimi është dosja e parë në të cilën pas themelimit SPAK e ka marrë në dorë duke e hetuar mënyrën e zhvillimit të tenderit.
Për këtë dosje e cila vijon të jetë ende nën hetim më herët është pyetur edhe ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqja i cili ka firmosur dhe kontratën por edhe ish zv. ministri Klodian Rjepja.