Shtohen problemet me zemrën, fluks vizitash në spital, ndikon i ftohti, jetesa dhe Covidi

Temperaturat e ulta kanë shtuar numrin e qytetarëve që shfaqin për herë të parë probleme me zemrën.

Mjeku kardiolog Taulant Gishto thotë se gjatë kësaj periudhe ka një fluks me të shtuar të vizitave, ndaj këshillohet që te shmangen daljet në orët e mëngjesit dhe të mbrëmjes.

“Në muaj e dimrit dihet se kemi dhimbje gjoksi për shkak të ngushtimit të enëve të gjakut nga i ftohti dhe temperaturat e ulta. Prandaj pacientët kardiovaskularë nuk duhet të ekspozohen në oraret e ftohta.”

Gjatë kësaj periudhë është vënë re një shtim i pacientëve në moshë të re.

Sipas Gishtos, Grupmosha 35-40 vjeç është tashmë në grupin e të rriskuarve, kjo si pasojë edhe e faktorëve të jashtëm.

“Sidomos moshat e reja vijnë me tension dhe me aritmi, pra me një çrregullim të ritmit të zemrës. Këta persona kanë stres më të lartë në punë dhe përdorimi i duhanit dhe drogës është më i lartë.” ”

Problemet kardiovaskulare, veç se të trashëguara apo të ndikuara nga mënyra e jetesës, janë të shkaktuara edhe nga infektimi me Covid, i cili në tre vite e ka bërë më të pranishme këtë sëmundje mes qytetarëve.

qsut probleme me zemren shtohen vizitat dhimbje gjoksi temperatura te uleta mjeke

EMISIONET