Rreth 60% e të shtruarve në neurologjisë në QSUT me trombozë në tru, shtohen rastet te mosha e re

Rreth 60% e të shtruarve në shërbimin e neurologjisë në QSUT kanë pësuar trombozë në tru.

Mjekja neurologe, Entela Basha thotë se rastet me aksidente vaskulare janë në rritje sepse janë sëmundje që kanë një grup faktorësh risku.

“Si sëmundje është mjaft e shpeshtë, 60-70% të rasteve të të shtruarve në shërbimin tonë. Në këtë gamë të madh shumica janë tromboza dhe pastaj hemorragji të trurit.”

Kryesisht shfaqet te mosha e tretë, por kohët e fundit është vënë re një numër i shtuar i pacientëve në moshë të re, te të cilët ka një ndikim të madh përdorimi i drogës.

“Si sëmundje është sëmundje e grupmoshës së tretë, mbi 65 vjeç, por vitet e fundit kemi edhe raste te moshat e re, te 30-35 vjeç. Problem janë komplikacionet në tru nga përdorimi i drogës.”


Simptomat që shfaqen nga tromboza në tru janë paralizë e dorës ose e këmbës apo edhe probleme me ekuilibrin.

“Janë kryesisht probleme me paralizën e dorës dhe këmbës, vështirësi në shikim e të folur, probleme me ekuilibrin, shenja që vihen menjëherë re.”

Aksidentet vaskulare janë të dytat në botë për numrin e vdekjeve të shkaktuara dhe invaliditetin.

Por mjekët thonë se nëse pacientët paraqiten te mjeku 3 deri në 4.5 orë nga shenjat e para kanë mundësi rikuperimi të plotë.

qsut trombozë në tru neurologji paralize

EMISIONET